Tottenham mposhtet, por goli është fantastik (VIDEO)

08/05/2016 00:00

Barazimi i një jave me parë ndaj Chelseas, i cili i hoqi mundësitë për të shpresuar te titulli, i ka lënë me “pasoja” lojtarët e Tottenham, të cilët u mposhtën këtë të diel në fushën e tyre 1-2 nga Southampton.

E vetmja gjë e bukur në këtë ndeshje për Tottenhamin ishte goli i shënuar nga Son në minutën e 15. Koreano jugori realizoi pas një aksioni perfekt një gol që me siguri është nga më të bukurit e sezonit në Premier League.

Me këtë humbje, tashmë Tottenham rrezikon edhe vendin e dytë në renditje, pasi është vetëm 3 pikë më shumë se Arsenali, i cili luan ndaj Manchester Cityt, ndërsa është edhe një javë për t’u luajtur.

Top Channel