Vdes nga ataku kardiak ish-lojtari i Skënderbeut

08/05/2016 00:00

Ish-lojtari i Skënderbeut, braziliani Bernardo Ribeiro, humbi jetën në fushë nga një atak kardiak. 26-vjeçari nuk ishte ndjerë mirë gjatë kohës sa ishte në fushë në miqësoren që po luante me skuadrën e tij Friburguense.

Ribeiro ishte dërguar me ambulancë në spitalin më të afërt, ku më vonë ka ndërruar jetë. Zyrtarisht ende nuk është thënë se cili është shkaktari i vdekjes së futbollistit, por mediat e huaja raportojnë për sulm kardiak.

Lojtari me origjinë nga Rio kaloi një vit i huazuar në kampionatin australian te skuadra Newcastle Jets. Ndërkohë, ai është aktivizuar 12 vite me gjigantët bralizianë të Flamnegos.

Më pas, Ribeiro u transferua në Korçë për t’u shpallur kampion me Skënderbeun në sezonin 2011-2012.

Kjo ngjarje vjen pas asaj në Rumani, ku lojtari i Dinamos së Bukureshtit, Patrick Ekeng, pësoi atak kardiak gjatë ndeshjes dhe ndërroi jetë në spital.

FOTO GALERI
1/6

Top Channel