“Tronditet” sërish klasifikimi javor në “Top Awards”

08/05/2016 00:00

Ndryshimet s’kanë të sosur në klasifikimet javore të “Top List”, por e vetmja gjë që s’ndryshon këtë javë është që majën e hitlistës e zotërojnë meshkujt.

Ledri Vula lëshon “fronin e mbretit” dhe pozicionohet në vendin e dytë me “King”. I pari është sërish ai, Noizy, me “Grande”; Duda dhe Gold AG fitojnë dy pozicione dhe renditen të tretët me “Hajde”.

E vetmja hyrje e re e javës është kënga e sapopublikuar e Capital T dhe Granit Dergutit, me titull “Thirrëm n’telefon” që renditet në vendin e 18-të.

Humbësit e mëdhenj të klasifikimit javor janë DJ Dalool dhe Ardian Bujupi, të cilët nuk janë më pjesë e listës; NRG Band dhe DJ Aldo zbresin 13 pozicione më poshtë, duke prekur vendin e 16-të. Të njëjtin fat ka pësuar dhe “Ajo” e Brunos, që javën e shkuar ishte në vendin e dytë.

Ju mund të vazhdoni të votoni të preferuarit tuaj në faqen zyrtare të “Top Awards”:topawards.top-channel.tv. Gjithashtu po në këtë adresë, mund ta na sugjeroni këngën që mendoni se duhet të jenë pjesë e këtij klasifikimi.

Ky është klasifikimi zyrtar për javën e 22-të të “The Top List”, Top Awards:

1.    Noizy – Grande
2.    Ledri Vula – King
3.    Gold AG ft. D.U.D.A. – Hajde
4.    Noizy ft. Varrosi – Shut the place down
5.    Alban Skenderaj – Une dhe Ti
6.    Era Istrefi – Bonbon
7.    Mc Kresha ft Gjurmet – Era
8.    Capital T – Hitman
9.    Ledri Vula – SRMN
10.    Enca – Dreq
11.    Nora Istrefi – Sa t’kom dasht
12.    2Ton – Ta fali jeten
13.    2Po2 ft. Flori – Gone Girl
14.    Kida ft. Ermal Fejzullahu – Mi Amore
15.    Bruno – Ajo
16.    Nrg Band ft. Dj Aldo – Mos u ndal
17.    Dhurata Dora – Numrin e Ri
18.    Capital T ft. Granit Derguti – Thirrem n’telefon
19.    Dafina Zeqiri ft. Mixey – Liri
20.    Alban Ramosaj – A me Do

Top Channel