Trendi në Penian, biçikletat elektrike

07/05/2016 00:00

Rrotat kanë qenë prej kohësh shenjë e statusit ekonomik për individët e për kombet dhe në rrugët pa shumë trafik të Penianit, biçikletat elektrike janë objektet më joshëse të ditës.

Deri para dy vjetësh, në kryeqytetin e vendit të varfër dhe të izoluar komunist, ky prodhim kinez nuk ishte parë ndonjëherë me sy, por ndërsa biçikletat e thjeshta me pedale vazhdojnë të mbizotërojnë nëpër shëtitore, trendi i atyre elektrike ka marrë hov dhe njerëzit i shohin si të kendshme e praktike.

“Janë shumë të mira. Kanë drita e funksione manuale dhe automatike. Përveçse ndihmon ambjentin, vetë lëvizja me biçikletë është mjaft pozitive dhe për shëndetin”, thotë Kim Chol Jin, student i shkencave kompjuterike.

Preferencat në rritje për biçikletat elektrike pasojnë një tjetër tendencë të konsumatorëve lokalë: përdorimin e dritave LED dhe paneleve të lira diellore për të përballuar disi problemet kronike të furnizimit me energji. Shumica e banorëve të Penianit, megjithatë, vazhdojnë të qarkullojnë në këmbë ose me autobusët e tejmbushur të qytetit.

Top Channel