Protesta pro dhe kundër BE-së në Varshavë

07/05/2016 00:00

Me dhjetra-mijëra vetë kanë dalë në rrugët e Varshavës për të protestuar kundër qeverisë. Demonstruesit ankohen se konservatorët në pushtet po udhëheqin në një mënyrë jodemokratike që bie ndesh me normat e BE-së.

Një tubim më i vogel u mbajt po në kryeqendrën e Polonisë, këtë herë kundër ndërhyrjeve të Bashkimit Europian. Partia “Ligj dhe Drejtësi” ka tërhequr prej kohësh vërejtjet në komisionet europiane për reformat e saj në gjyqësor, kontrollet mbi shërbimet civile dhe ligjet e medias.

Vitin që kaloi, qeveria miratoi disa amendamente ligjore që ndryshojnë mënyrën e veprimit të Gjykatës Kushtetuese. Në bazë të këtyre ndryshimeve, që vendimi të jetë i vlefshëm duhet të ketë mbështetjen e dy të tretës së 15 gjykatësve.

Protestat dhe kundërprotesta në Poloni nxjerrin në pah përçarjen e thellë të vendit mes atyre që dëshirojnë një integrim më të plotë në Europë dhe atyre që ndjejnë se anëtarësimi në bllokun europian ka gërryer sovranitetin kombëtar.

Top Channel