Shqipëria dhe Euro 2016 në ekranin e Top Channel

07/05/2016 00:00

Shqipëria e futbollit tanimë është një realitet i pamohueshëm në arenën e madhe të futbollit, por më e bukura nuk ka ardhur akoma.

Djemtë kuqezi tanimë janë gati për provën finale, në skenën më të bukur të futbollit, Euro 2016. Dhe si çdo gjë e bukur, edhe kjo shfaqje e jashtëzakonshme do të kalojë nga Top Channel.

Finalet e Evropianit më të bukur, ku brenda janë edhe ngjyrat kuqezi të kombëtares do të transmetohen në ekranin më të dashur për të gjithë shqiptarët. Në ekskluzivitetin më të rëndësishëm të futbollit Top Channel do të sjellë më të mirën për publikun shqiptar, në një kampionat evropian që do të jetë I paharrueshëm.

Të gjitha ndeshjet, analizat, komentet, lidhje direkte nga çdo stadium i Francës, protagonistët, golat, emocionet dhe çdo gjë tjetër do të përcillen minutë pas minutë në ekranin e Top Channel, që për një muaj me radhë do të kthehet në vitrinën e futbollit të madh, në evropianin e shqiptarëve.

Nëpërmjet Top Channel çdo shqiptar do ta ndjejë vetën si në tribunën e çdo stadiumi të Francës. Ky është Evropiani për të mos humbur. Çdo detaj për evropianin dhe kombëtaren kuqezi mund ta gjeni paraprakisht edhe në faqen e dedikur të internetit http://euro2016.top-channel.tv.

Top Channel