Sa është rritur Saint West!

07/05/2016 00:00

Djalin e Kim Kardashian e kemi parë shumë pak në fotot e publikuara nga e ëma, por më në fund Saint West është gati t’i bashkohet pjesës tjetër të familjes së famshme.

Vogëlushi, i lindur më 5 dhjetor, sot pesë muajsh, është parë për herë të parë në publik në krahët e të atit Kanye, gjatë udhëtimit të familjes në Kubë.

Saint ishte i veshur me të bardha, ashtu si dhe ia ti që e mbante në krahë, nga makina për në hotel. Ajo që bie në sy, është se Saint është kopje e të atit.

Pavarësisht se vëmendja ishte e gjitha e fokusuar tek ai, foshnja duket i pashqetësuar në krahët e të atit. Ndërsa Kany kujdesesj për djalin, Kim ecte para me vajzën North, e cila në qershor mbush tre vjeç.

FOTO GALERI
1/3

Top Channel