Gol i jashtëzakonshëm në Brazil, i denjë për çmimin “Puskas”

07/05/2016 00:00

Edhe një herë tjetër nga Brazili vijnë fakte që në këtë vend të Amerikës Latine talentet në futboll nuk kanë të mbaruar.

Thomas Luciano është vetëm 14 vjeç, por ka realizuar një gol të jashtëzakonshëm me ekipin e tij të Gremios që zor se mund ta përsërisë sërish në të shkuarën edhe pse mund të ketë një karrierë të gjatë në sportin më popullor në botë.

Topi u kthye te Luciano pasi më parë ishte përplasur në traversë. I gjendur në një pozicion të vështirë, ai vendos ta godasë topin me thembër, duke imituar portierin e famshëm kolumbian, Higuita. Topi përfundon në rrjetë dhe Luciano ka shënuar një gol të cilin me siguri nuk do ta harrojë kurrë.

Top Channel