Cagliari rikthehet vetëm pas një viti në Serie A

07/05/2016 00:00

Një javë më parë ishte Crotone që bëri një arritje historike duke u ngjitur për herë të parë në Serie A, ndërsa mbrëmjen e së premtes edhe Cagliari siguroi një vend mes më të mirëve sozonin e ardhshëm në futbollin italian.

Cagliari ishte i shkëputur prej javësh nga vendi i tretë, por fitorja 0-3 në transfertën e Barit i siguroi atyre edhe matematikisht rikthimin vetëm pas një viti në Serie A.

Ekipi i tretë që do të ngjitet në Serie A vitin e ardhshëm do të mësohet pas ndeshjeve të “play-off”, ku do të marrë pjesë edhe Pescara e Ledian Memushajt.

Ndërkohë, kur kanë mbetur vetëm dy javë nga fundi i Serie A, Verona është e rënë një kategori më poshtë, ndërsa dy ekipet e tjera do të vendosen mes Frosinones, Palermos, Carpit dhe Udineses.

Top Channel