Ushtarët turq vrasin 5 persona, tentuan të kalonin në Siri

07/05/2016 00:00

Ushtarët turq kanë vrarë 5 persona dhe kanë arrestuar 5 të tjerë pasi po tentonin të hynin në Siri ku do të bashkoheshin me Shtetin Islamik.

Ngjarja ndodhi në provincën juglindore turke të Gaziantepit, ndërsa lajmi është konfirmuar të premten nga zyra e guvernatorit të provincës.

Gaziantep kufizohet me provincën Kilis, e cila është goditur shpesh gjatë kohëve të fundit me raketa nga territori Sirian, që kontrollohet nga militantët e Shtetit Islamik.

Emrat e viktimave dhe shtetësitë e tyre nuk janë bërë të ditur.

Kufiri mes Turqisë me Sirisë është një nga rrugët kryesore që është përdorur nga personat që i janë bashkuar Shtetit Islamik gjatë këtyre kohëve.

Top Channel