“Po këndon Beyonce? Më mirë po lexoj një libër”

06/05/2016 00:00

“Drunk In Love”, një nga hitet më të mëdha të Beyonce sigurisht që do të çmendte të gjithë të pranishmit në një koncert të Bey. Ndërkohë që ka performuar në një koncert në Raleigh në Kaliforninë Veriore, ishte vetëm një person në audiencë, që nuk është ndikuar aspak nga hiti muzikor “Drunk In Love”.

Burri, i veshur me një bluzë portokalli dhe pantallona të shkurtra, duket aq i përqendruar në lexim, aq sa nuk ndikohet aspak nga performanca shpërthyese e Bey.

Kjo video, e publikuar në rrjetin social “Twitter” e këtij burri, i cili ka shkuar në këtë koncert për të shoqëruar bashkëshorten, vajzën apo nipin, ka pushtuar mediat rozë.

Top Channel