Allegri rinovon me Juven deri në vitin 2018

06/05/2016 00:00

Massimiliano Allegri ka rinovuar kontratën e tij me Juventusin deri në vitin 2018. Nga 3.5 milionë euro që fitonte, tashmë paga e tij do të jetë 5 milionë euro në sezon. Në këtë mënyrë, Allegri do të bëhet trajneri më i paguar në Serinë A, duke kaluar në renditje Roberto Mancinin e Interit (4 milionë).

“Zonja e Vjetër” e dha lajmin nëpërmjet një komunikate zyrtare ku lexohej: “Allegri plotësoi 5-vjeçarin tonë të triumfeve me dy kampionate radhazi, një Kupë Italie, një Superkupë Italie dhe duke rikthyer klubin tonë mes më të mirëve të Europës”.

Ndërsa vetë trajneri tha se ndihet krenar që punon në një klub si ai bardhezi.
 
“Është një sfidë e madhe të stërvisësh Juventusin dhe një përgjegjësi e madhe gjithashtu. Viti i ardhshëm do të jetë edhe më stimulues. Skuadra duhet të përmirësohet në ndërtimin e lojës dhe në të pasurit e një ambicieje të madhe, përtej pritshmërive. Kemi detyrën të luajmë si të barabartë në Champions me më të mëdhenjtë”, tha Allegri.

Top Channel