Vandalizohet kompleksi pronësor i Ryan Giggs

06/05/2016 00:00

Kompleksi i banimit prej 2 milionë stërlinash i Ryan Giggs është shënjestruar nga vandalët, të cilët kanë shkruar ofendime të rënda ndaj ish-futbollistit të Manchester United, pasi ditët e fundit është marrë vesh se bashkëshortja e tij po e lë për shkak se ka flirtuar me femra të tjera.

Stacey Giggs nuk u nda nga Ryan edhe kur vite më parë u zbulua një marrëdhënie e tij me gruan e vëllait, por kulmi arriti kur ish-mesfushori i kishte dhuruar lule dhe çanta të shtrenjta një kamariereje.

Tashmë, gruaja e tij kërkon divorcin dhe Giggs do të humbasë gjysmën e pasurisë prej 40 milionë stërlinash.

FOTO GALERI
1/5

Top Channel