Sadiq Khan, kryebashkiaku i parë mysliman i Londrës. Përçarje mes konservatorëve

06/05/2016 00:00

Sadiq Khan u shpall i pari kryebashkiak i Londrës mbrëmjen e kësaj të premteje, pas mposhti pa shumë probleme rivalin e tij konservator Zac Goldsmith.

Kur ka mbetur edhe një “grusht” votash për t’u numëruar, nuk ka mbetur asgjë tjetër veçse deklarimit zyrtar të tij si fitues, pasi nuk ka asnjë shpresë për fitore të Goldsmith, duke i dhënë kështu një “rreze shprese” kreut të laburistëve, Jeremy Corbin, pas një tjetër zhgënjimi të pësuar në zgjedhjet e fundit.

Beteja e luftuar ashpër deri në fund bëri që Goldsmith dhe David Cameron të përsërisnin vazhdimisht akuzat për lidhjet e Khan me ekstremistët. Por, ndërhyrjet e tyre nuk ndikuan aspak te votuesit kryeqytetas, teksa tani kryeministri pritet të përballet me një reagim të ashpër të konservatorëve mbi taktikat e ndjekura.

Corbyn e mirëpriti fitoren, duke shkruar në “Twitter” mbi këtë rezultat të jashtëzakonshëm, pasi e shkëput Londrën për herë të parë në 16 vite nga qeverisja konservatore. “Mezi prej të punoj me ty Khan, për të krijuar Londrën e duhur dhe të drejtë për të gjithë”.

Khan grumbulloi më shumë se një milion vota në raundin e parë, duke siguruar kështu mandatin më të rëndësishëm individual në historinë e zgjedhjeve britanike, pas përfshirjes edhe të votave për preferencën e dytë.

Edhe e motra e Goldsmith pranoi humbjen e miliarderit konservator, duke uruar rivalin laburist për fitoren e Londrës. “E zhgënjyer që fushata e Zac nuk reflektoi atë që unë njoh tek ai, një politikan me integritet, miqësor ndaj mjedisit dhe i pavarur. Megjithatë, urime për Sadiq Khan, myslimanit të parë që bëhet kryebashkiak i Londrës, një qyteti të hapur për të gjitha kulturat, prejardhjet apo fetë. Një shembull i vërtetë për të gjithë myslimanët e rinj”.

Ndërkohë, kryebashkiaku i Nju Jorkut ka qenë i pari që nisi përgëzimet e ndërkombëtarëve për kryebashkiakun e ri të Londrës. “I uroj gjithë të mirat kreut të ri të Londrës dhe mikut avokat të të drejtave të strehimit, Sadiq Khan. Mezi pres të punojmë së bashku”.

Edhe kryebashkiakja e Parisit, Anne Hidalgo bëri urimin e saj sërish përmes rrjetit social, duke shtuar se mezi pret të përforcojë bashkëpunimin mes dy kryeqyteteve, mbi çështje madhore si strehimi, ndotja dhe kultura.

Nuk mund të mungonte edhe urimi i ish-kreut laburist, Ed Miliband. “Urime Sadiq Khan, ti do të jesh një kryebashkiak i jashtëzakonshëm për Londrën. Vizioni yt pozitiv dhe dinjiteti yt mposhtën fushatën e frikës dhe përçarjes”.

Top Channel