Hart te Liverpool, City synon Pogbanë

06/05/2016 00:00

Portieri i Manchester Cityt, Joe Hart, mund të transferohet te Liverpool sezonin e ardhshëm. Sipas “Liverpool Echo”, skuadra e “the reds” po studion mundësinë për të blerë kartonin e futbollistit të përfaqësueses angleze për të zëvendësuar Simon Mignolet, pasi ky i fundit nuk ishte konstant në paraqtitjet e tij.

E vërteta është se Klopp ka si objektiv primar Ter Stegen, por duket se portieri gjerman ka vendosur që të qëndrojë te Barcelona.

Për më tepër edhe trajneri Pep Guardiola, që do të marrë së shpejti drejtimin e “citizens”, duket se do të miratojë menjëherë largimin e Hart si pjesë e revolucionit që do të ndërmarrë te skuadra angleze.

Ndërkaq vetë Manchester City do të tentojë të sigurojë shërbimin e Paul Pogba që vlerësohet shumë nga tekniku katalanas.

Nuk do të jetë një detyrë e lehtë për “citizens“ për të arritur te Pogba duke qenë se Juventus nuk kërkon më pak se 100 milionë për kartonin e tij.

Top Channel