E njihni këtë vogëlushe?

06/05/2016 00:00

Çmimi si “Nëna më e mirë” shkon për Kris Jenner, 60 vjeçe.

Të paktën për Kylie Jenner, e cila ka postuar një foto bashkë me të ëmën në faqen e saj, kur ka qënë një foshnje. 18-vjeçarja mbahet në krahë nga e ëma teksa ka një kapele feste.

Krenare për nënën e saj, e shoqëron foton me një mesazh të ngrohte për Kris: “Unë kam nënën më të mirë në botë. Kris Jenner është një grua e fortë dhe bujare dhe unë kam mësuar shumë prej saj”.

Top Channel