Kore e Veriut, partia mblidhet për “kurorëzimin”

06/05/2016 00:00

Koreja e Veriut po zhvillon evenimentim më të rëndësishëm politik në dekada, ku lideri Kim Jong-undo të çimentojë statusin e tij dhe do të shfaqë vizionin për të ardhmen.

Mijëra delagatë janë mbledhur nga i gjithë vendi në një shfaqje të koreografuar që cilësohet si një kurorëzim jo zyrtar i Kim Jong-un. Ky është takimi i 7 i Partisë së Punëtorëve të Koresë së Veriut dhe i pari që prej vitit 1980.

Ai po zhvillohet brenda shtëpisë së kulturës, e cila është mbuluar me flamuj dhe sigurisht imazhe masive të babait dhe gjyshit të liderit aktual. Kongresi i partisë u parapri nga teste armësh dhe spekulime se Koreja e Veriut testoi një tjetër bombë bërthamore.

Megjithatë, vetë evenimenti mbetet misterioz dhe sekret. Gazetarët e huaj që u ftuan ende nuk janë lejuar të hyjnë brenda dhe ndërsa janë jashtë godinës, ruhen në çdo hap që bëjnë.

Asnjë kongres i tillë nuk u zhvillua gjatë sundimit të Kim Jong-il, babai i Kim Jong-unnga i cili ky i fundit trashëgoi postin. Axhenda dhe kohëzgjatja e kongresit nuk dihet, por ekspërtët të ndryshëm thonë se Kim Jong-un do të shpallë politikën e tij të re, e cila parashikon shtytje simultane për zhvillim ekonomik dhe aftësi bërthamore.

Gjatë kongresit mund të vendosen në pushtet një brez i ri liderësh. Në takim do të zgjidhet Komiteti i ri Qendror i partisë, i cili më pas cakton Byronë Politike, organizmi vendimarrës në Partisë Komuniste dhe pritet që besnikët e liderit të shpërblehen me poste të larta.

Top Channel