U shkarkua nga West, donte vetëm…të fliste me Kimin

05/05/2016 00:00

Truproja i shkarkuar nga Kanye West, pas raportimeve për xhelozi për shkak të një “bisede” me bashkëshorten e tij, Kim Kardashian, ka thyer heshtjen dhe sulmon tashmë reperin e shquar të muzikës.

Ish-striptist, Steve Stanulis, në një intervistë për “Daily Mail” mohoi të ketë avancuar më tepër se ç’duhej drejt yllit të televizionit, ndërkohë që kërkon prej Kanye “ta qartësojë këtë dreq muhabet”.

Stanulis, 42 vjeç, ish-oficer policie i Staten Island dhe baba i 3 fëmijëve, tha se ishte shkarkuar brenda pak minutash pasi Kanye e pa atë t’i afrohej së shoqes në derën e suitës së tyre “presidenciale”, në katin e 36 të hotelit “Waldorf Astoria” të Nju Jorkut, ditën e hënë.

Truproja tha gjithashtu se, Kanye West ishte personi “më egocentrik” që ka takuar ndonjëherë në jetën e tij. Largimi nga puna i Stanulis ka shërbyer gjithashtu si një tjetër provë e tensioneve që po bëhen pjesë e përditshmërisë së jetës së dy yjeve.

FOTO GALERI
1/9

Top Channel