Jolie, gjithnjë e më e dobët…prej xhelozisë

05/05/2016 00:00

Ajo është një nga femrat më të shquara të botës kinematografike, ndërsa ai është gjithashtu një person i lakmuar nga shumë femra…

Thashethemet këtë radhë vijnë nga mediet amerikane, e konkretisht nga revista “Star”, sipas së cilës, mes Brad Pitt dhe Marion Cotillard ka lindur një shkëndijë pasioni, e shkak janë bërë xhirimet e filmit “Allied”.

Revista shkruan më tej se “ka një përshtatshmëri tepër të madhe mes të dyve”, se kanë nisur të përdorin “pseudonime dashurie”, sigurisht mashkulli për femrën, dhe se “diçka po ndodh mes tyre”.

E pikërisht ky duket të jetë edhe motivi, gjithnjë sipas medieve amerikane, për të cilin Angelina Jolie, jo vetëm një divë e Hollivudit, por e njohur edhe për fushatat e shumta të bamirësisë, apo për çështje tepër të ndjeshme sociale duke qenë përfaqësuese e OKB-së, ka rënë në peshë.

Bashkëshortja e Brad Pitt është parë tepër e dobët në Londër, fotot e së cilës kanë bërë xhiron e botës.

Top Channel