Aksident i frikshëm në SHBA (Video)

05/05/2016 14:20

Pjesëmarrja në garat automobilisitike mbart gjithnjë rrezik të madh mbi vete. Këtë e provoi edhe Sidnei Frigo fundjavën e kaluar, në kampionatin NHRA në Teksas.

Piloti u bë protagonist i një aksidenti vërtet të frikshëm, pasi makina e tij doli nga pista dhe u përplas me muret mbrojtëse, për të bërë më pas disa rrotullime në ajër e duke rënë në tokë.

Ndihma në drejtim të Frigos ishte e menjëhershme, me pilotin që u dërgua në spital. Për fatin e mirë të tij, aksidenti nuk pati pasoja të rënda dhe Frigo e kaloi atë me vetëm një frakturë në krah.

Top Channel