NBA, Cleveland mund Atlantën me rekord

05/05/2016 00:00

Cleveland Cavaliers fiton edhe ndeshjen e dytë ndaj Atlanta Hawks në gjysmëfinalen e Konferencës së Lindjes në NBA. Sfida e zhvilluar në “Quicken Loans Arena” përfundoi me rezultatin 123-98 në favor të Cleveland, që ishte i papërmbajtshëm duke shënuar në plot 25 raste nga distanca e 3 pikëve, duke vendosur nje rekord të ri.

Ishte një ndeshje për t’u kujtuar edhe nga LeBron James, i cili me 27 pikët e tij të kësaj sfide kalon Tim Duncan në renditjen e shënuesve më të mirë në historinë e NBA, përsa i përket fazës së “playoff”-it.

Atlanta u shfaq vetëm në minutat e para të takimit, kur mori kryesimin në 7-2, më pas skuadra e Cavaliers mori frenat e lojës në dorë falë James dhe J.R Smith. Në 5 minutat e fundit të periodës së parë skuadra nga Ohajo shënoi një rezultat të pjesshëm 19-2 dhe në pushimin e ndeshjes shkoi në dhomat e zhveshjes me avantazhin 35-20, me 18 gjuajtje të sakta për nga distanca e 7.25 m.

Festivali i gjuajtjeve të sakta për 3 pikë vijoi edhe në pjesën e dytë, me 7 të tilla, për të fundosur përfundimisht skuadrën e Hawks. Rezultati i pjesshëm 39-18 e çoi në 36 diferencën e pikëve, që është edhe diferenca më e thellë e regjistruar gjatë një ndeshjeje “playoff”-i që nga viti 1987. Kjo i dha mundësi Cleveland të kontrollojë me qetësi pjesën e mbetur të ndeshjes, fitorja e së  cilës i dha mundësinë që të marrë kryesimin në 2-0 ndaj Atlantës.

Top Channel