Kur bëhen bashkë Ashley dhe Nicole

05/05/2016 00:00

Ashley Graham, modelja mbipeshë është mjaft inspiruese për femrat e të gjitha formave, moshave, përmasave që të mos ndihen në siklet për trupin e tyre, teksa vijon me reklamën e re të veshjeve të plazhit.

28-vjeçarja pozon përkrah modelve të bëshme Amanda Bingson, fotografes Jessica Lavoie, aktivistet Philomena Kwao, dhe 56-vjeçares Nicola Griffin, për bikinit e reja. Në këtë fushatë po përdorin hashtagun #MySwimBody.

“Bukuria është përtej përmasave, dhe i bëjmë thirrje të gjitha femrave kudo ndodhen, të mos ndihen në siklet me format e tyre, sidomos në plazh apo pishina”, thotë Ashley.

Nicola Griffin, 56 vjeç, është modelja me moshë më të madhe që ka pozuar ndonjëherë per Sport Illustrated.

FOTO GALERI
1/4

Top Channel