SHBA, sondazhet favorizojnë Clinton

05/05/2016 00:00

Nëse Shtetet e Bashkuara do të votonin sot për të zgjedhur pasuesin e Barack Obamës në Shtëpinë e Bardhë, do të shpallej fituese Hillary Clinton. Sipas një sondazhi të “CNN”, ish-Zonja e Parë do të shkëputej nga miliarderi me plot 13%.

Sipas të dhënave të medias amerikane sot Clinton do të grumbullonte 54% të votave të qytetarëve amerikane, kundër 41% të Trump. Edhe sondazhi i publikuar nga “BBC” e i realizuar nga “Real Clear Politics” sugjeron një avantazh të Clinton, edhe pse me vetëm 6%.

Gjithnjë sipas “CNN”, demokratja konsiderohet si kandidatja më e kualifikuar dhe e besueshme nga amerikanët, në gati të gjitha pyetjet më të rëndësishme lidhur me Presidentin e ri, që nga politika e jashtme e deri tek terrorizmi.

Përjashtim bën vetëm ekonomia, që sipas 50% të amerikanëve do të menaxhohej më mirë nga Trump.

Për ish-Sekretaren amerikane të Shtetit këto janë lajmet më pozitive që prej muajit korrik, e që vijnë pikërisht pas triumfit të manjatit të pasurive të paluajtshme në Indiana dhe humbjes së saj përballë Bernie Sanders.

Top Channel