Hazard bën prapaktheu: Qëndroj te Chelsea

05/05/2016 00:00

Eden Hazard bën prapaktheu dhe i thotë skuadrës së Chelseat se nuk do të largohet këtë verë. Pas shumë thashethemeve për të ardhmen e tij, duket se belgu ka vendosur të qëndrojë në Londër.

Mediat britanike, duke cituar burime të brendshme të “bluve”, raportojnë se Hazard i ka premtuar besnikëri skuadrës se Abramovich, pasi dëshiron të punojë me trajnerin italian Antonio Conte.

Numri 10 i Chelseat ka gjetur rrjetën 3 herë në 2 ndeshjet e fundit, ndërsa me golin ndaj Tottenham, përpos se nuk lejoi që të tijtë të mposhtën nga rivalët në “Stamford Bridge”, ai i dhuroi edhe titullin Leicesterit.

Hazard firmosi një kontratë të re 5-vjeçare në shkurt të vitit të kaluar, por forma e dobët e këtij sezoni dhe pakënaqësitë brenda skuadrës, bëri që PSG dhe Real të bëjnë tratativa të joshin belgun.

Top Channel