Diamanti më i madh zbuluar në më shumë se një shekull u shfaq në një ekspozitë në Nju Jork. I quajtur “Lesedi la Rona” (Drita jonë) ai është një diamant 1.109 karat dhe ka madhësinë e një topi tenisi.

E ndërsa në ankandin që do të mbahet në Londër më 29 qershor, vlera e atij pritet të kapë shifrën e 70 milionë dollarëve. Diamanti u gjet në një zonë të thatë dhe pak të populluar të Afrikës së Jugut, që mbështetet kryesisht në miniera diamanti.

“Kjo është diçka fenomenale. Është e pabesueshme, ky është diamanti më i madh i zbuluar në 100 vitet e fundit. Është thuajse e pabesueshme. Në qoftë se ju mund ta imagjinoni numrin e vendeve në këtë planet, ku ka diamante si Australia, Kanadaja, Rusia, Afrika e Jugut apo Brazili, ky është zbulimi më i madh i shekullit, është vërtetë unike”, u shpreh David Bennet.

Ndërsa diamanti më i madh i zbuluar ndonjëherë është Cullinan, një gur i çmuar 3.106 karatësh, i gjetur po ashtu në minierën Premier në Afrikën e Jugut në vitin 1905.

FOTO GALERI
1/10

Top Channel