Daja: Europa? Derisa e lejon matematika do të luftojmë

04/05/2016 00:00

Barazimi 2-2 në derbi me Partizanin bën që Tirana të ketë shumë pak shpresa që sezonin e ardhshëm të luajë në Europë. Kjo gjë tashmë është shumë e qartë edhe për trajnerin Ilir Daja, por i cili nuk refuzon të dorëzohet.

“Europa largohet akoma më shumë. Natyrshëm që shanset janë shumë minimale, por derisa e lejon matematika besoj që do ta luftojmë”, u shpreh ai pas ndeshjes me Partizanin.

Tekniku i bardhebluve refuzon të thotë se skuadra e tij ka pasur për qëllim t’i heqë titullin Partizanit, duke thënë se Tirana i ka luftuar të gjitha ndeshjet dhe se kërkonte pikët vetëm për vete.

“Tirona të gjitha ndeshjet i ka luftuar në maksimum për t’i fituar për vete, nuk ka bërë llogari se kujt do t’i bëjë avantazhe e kujt disavantazhe”, u shpreh ai.

Top Channel