Skandal pas derbit, rrihet stafi i Partizanit

04/05/2016 00:00

Tiranës nuk i mbajnë nervat në derbin e fundit ndaj Partizanit ku në sekondat e fundit të shtesës i hoqën fitoren duke ndarë nga një pikë. Një banderolë dhe sherr mes tifozësh ka implikuar zyrtarët e klubeve pas përfundimit të ndeshjes duke shkëmbyer grushte e dhunë fizike.

Menjëherë ka ndërhyrë policia duke shoqëruar disa nga zyrtarët dhe tifozët që shkaktuan këto skena dhune që ishin kulmi i një tensioni të akumuluar gjatë gjithë sezonit dhe veçanërisht një kalvari të gjatë situatash të këtij derbi.

“Të kuqtë” e Agostinelit kalojnë të parët në avantazh me një gol shumë të bukur të të përhershmit Sukaj, një moment feste në stadiumin e “bardhebluve” dhe në kulmin e entuziazmit të tyre, drejtori i stadiumit Ksenofon Haskocela i kundërpërgjigjet tifozërisë me tymueset që ato kishin hedhur në fushë duke shkaktuar një reaksion të rrezikshëm.

Ndërkohë që shoqërohej për disa orë në komisariat, ndeshja vazhdonte dhe Tirana gjen forcën në fillim për të barazuar 1-1 duke e mbyllur me këto shifra 45-minutëshin falë golit të Muçës.

Me fillimin e pjesës së dytë është Elis Bakaj që i jep zemër tifozerisë “bardheblu” duke kaluar skuadrën e tij në avantazh. Dalja me të kuq e Muçës pezmaton skuadrën por gjithsesi luftojnë deri në fund për ta mbajtur këtë sukses që në sekondat e fundit të shtesës ndërpritet nga goli i Filit.

Top Channel