Dramatike, nëna hedh 3 fëmijët nga kati i katërt për t’i shpëtuar nga zjarri (VIDEO)

04/05/2016 00:00

Një ngjarje e tmerrshme ka ndodhur në Korenë e Jugut. Nëna detyrohet dhe hedh nga dritarja tre fëmijët e saj pasi kishte mbetur e bllokuar në ndërtesën e përfshirë nga zjarri.

Videoja dramatike është kapur me telefon nga një kalimtar, ku tregon nënën që kishte mbetur në katin e katërt të ndërtesës bashkë me tre fëmijët e saj, 7, 4 dhe 3 vjeç, ndërsa godina po merrte flakë.

Pas lajmërimit për zjarrin e rënë, një ekip shpëtimi i ushtrisë dhe zjarrfikësve u vunë në gatishmëri për të shpëtuar personat që ishin në ndërtesë. Fatmirësisht fëmijët shpëtuan pa lëndime, pasi u pritën nga grupet e shpëtimit në fund të ndërtesës.

Nëna mori dëmtime të lehta, pasi preku në tokë në momentin që u hodh. Megjithatë, në një ngjarje të tillë, duket se ekipi i shpëtimit kanë bërë një punë të mrekullueshme, duke mos patur mundësi të ngjitej në ndërtesë e të shpëtonte familjen.

Top Channel