Ja atmosfera në derbin Tirana-Partizani

04/05/2016 00:00

Po luhet në “Selman Stërmasi” derbi mes Tiranës dhe Partizanit. Një ndeshje që do të vendosë shumë, sidomos për “Të Kuqtë” e Agostinelit, që janë në një garë të hapur me Skënderbeun në luftën për titullin kampion, edhe pse këta të fundit arritën të mposhtin Laçin.

Po ashtu si edhe në ndeshje e tjera mes dy ekipeve të kryeqytetit, atmosfera e krijuar nga dy tifozeritë është fantastike.

Formacioni i Tiranës në këtë takim është: Bakaj, Teqja, Muça, Gërçaliu, Hoxhallari, Peçi, Karabeci, Vucaj, Lika, El.Bakaj, Fukui.

Formacioni i Partizanit: Hoxha, Fejzullahu, Krasniqi, Atanda, Ibrahimi, Filipe, Batha, Vila, Torasan, Trashi, Sukaj.

FOTO GALERI
1/4

Top Channel