Skënderbeu shkatërron Laçin, pret i qetë derbin

04/05/2016 00:00

Skënderbeu i vendit të parë në Superiore ka shkatërruar Laçin 6-1 në ndeshjen e zhvilluar këtë të mërkurë.

Korçarët e mbyllën ndeshjen që në 45 minutat e para, duke shënuar 6 herë. Serinë e golave e hapi Abazi që në minutën e katërt, ndërsa më pas Xhejms e Eskerdinja shënuan nga dy gola. Golin në këtë takim e gjeti edhe sulmuesi më i mirë i Superligës, Hamdi Salihi.

Pjesa e dytë ishte më shumë si një ndeshje stërvitore për kampionët e Shqipërisë. Në këtë 45 minutësh Laçi arriti të gjejë golin e nderit me Argjend Mustafën në të 60-tën.

30 minutat e mbetura ishin thjesht të sikletshme për dy ekipet që lanë orën të ecte për to.

Pas kësaj fitoreje, Skënderbeu pret i qetë derbin Tirana-Skënderbeu që luhet në 18:30 të ditës së sotme.

Top Channel