Spoti që ‘masakron’ deklaratat e Trump

04/05/2016 00:00

Në më shumë se një rast, Donald Trump është shfaqur para mbështetësve të tij si personi anti-emigrantë që do të ndërtojë një mur në kufirin me Meksikën për t’i ndalur ata.

Këto deklarata të tij janë shfrytëzuar në mënyrë perfekte nga TyC Sports, një rrjet kanalesh sportive në Argjentinë që i ka vendosur kontekstin e futbollit për të prodhuar një spot fantastik për Argjentinën në Kupën e Amerikës, që zhvillohet për herë të parë në histori jashtë Amerikës Jugore, në Shtetet e Bashkuara.

Duke përdorur fjalët fjalët e tij, spoti vë në lojë Donald Trump për komentet e bëra për amerikano-jugorët.

Përkthimi i mesazhit të Trump, i përshtatur mjeshtërit nga TyC Sports në spotin e tyre:

“Vendi ynë është në telashe! Në kufi po hyjnë njerëz që ne nuk i duam! Qindra-mijëra po hyjnë në kufi të pakontrolluar dhe më pas shpërndahen në gjithë Shtetet e Bashkuara. Nuk e dimë as nga vijnë. Janë vrasës! Nuk janë njerëz të mirë dhe të ëmbël që ju mendoni! Nuk kemi mbrojtje. Gjithkush mund të hyjë lehtësisht, por nuk duhet të jetë kështu. Duhet të ndërtojmë një mur dhe me shpejtësi. Unë do të ndërtoj një mur të madh dhe askush nuk mund të ndërtojë më mirë se unë një mur, më besoni!”

Top Channel