Man. Utd në merkato, “Djajtë e kuq” me sytë te Griezmann

04/05/2016 00:00

Antuan Griezmann është një tjetër futbollist që vihet në shënjestrën e Manchester United.

Kjo është ajo që publikohet te “El Confidencial”, sipas të cilit, drejtuesit e “Djajve të Kuq” janë gati të paguajnë çdo shifër që do t’i kërkohet nga Atletico Madrid për të siguruar shërbimin e sulmuesit të përfaqësueses franceze.

Griezmann që në këtë sezon ka shënuar 31 gola në të gjitha aktivitetet, ka një kontratë me Atletico Madrid që përfshin klauzolën e zgjidhjes së saj për një shifër prej 80 milionë eurosh.

Por, kjo mesa duket nuk e tremb aspak Manchester United që e sheh futbollistin 25-vjeçar si përforcimin e duhur për sezonin e ardhshëm.

Top Channel