“Leicestermania” në Twitter

04/05/2016 00:00

Për Leicester City do të vazhdojë të flitet për shumë kohë dhe me të drejtë.

Skuadra e drejtuar nga Claudio Ranieri bëri historinë në futbollin anglez duke fituar për herë të parë titullin kampion të Premier League. Por, skluadra e “Dhelprave” ka arritur edhe një triumf tjetër; u shpall kampione edhe në rrjetin social “Twitter”.

Komenti i publikuar nga klubi anglez menjëherë pas suksesit historik që erdhi pas barazimit 2-2 mes Chelseat e Tottenham ishte ndër më të klikuarit në historinë e këtij rrjeti social për sa i përket botës së sportit.

Rreth 400 mijë persona kanë shpërndarë mesazhin e kampionëve të rinj të Anglisë, ndërsa mbi 300 mijë persona të tjerë kanë bërë “Like”. Një tjetër e dhënë që flet për “Leicestermania” është ajo e 5.5 milionë komenteve të bëra në “Twitter” nga persona nga të gjitha vendet e botës

“Twitter UK” nëpërmjet një grafike shpjegon fluksin e mesazheve të ardhura për Leicester dhe kulmi arriti pikërisht në momentin që arbitri Clattenburg i dha fund derbit londinez mes Chelseat dhe Tottenham, me Hotspurs që në fund u detyrua të ngrejë flamurin e bardhë në garën për titullin në Premier League.

FOTO GALERI
1/2

Top Channel