Ja me çfarë e ngatërrojnë kukullën e seksit

04/05/2016 00:00

Pamundësia e të pasurit të internetit për të kërkuar informacione mbi gjithçka të nevojshme apo të përditshme, me të cilat përballesh, për indonezianët ka shkaktuar një ndodhi sa për të qeshur, aq edhe për t’u hetuar nga policia vendase.

Bëhet fjalë për një lodër seksuale, të sekuestruar nga forcat e rendit në një fshat të largët, banorët e të cilit e kishin konsideruar gabimisht si një “ëngjëll”.

Kukulla, e hedhur në det, është gjetur fillimisht në muajin mars nga një peshkatar të ishujve Banggai, në provincën Sulaëesi. Familja e tij nisi të përkujdesej për të, ndërkohë që fotot e bëra nga gëzimi përfunduan edhe nëpër rrjete sociale, bashkë me pretendimin se ajo ishte një ëngjëll.

Policia nisi të hetonte ngjarjen për shkak të frikës se thashethemet do të shkaktonin trazira, e në fund të kërkimeve arriti të zbulonte se, faktikisht, ajo ishte një kukull seksi që duhej mbushur me ajër përpara se të përdorej…

Portali informativ indonezian, “Detik”, bëri të ditur se fotot e kukullës, të veshur si të ishte një femër modeste dhe e ndrojtur që mbante edhe perçe, u përhapën menjëherë në rrjetet sociale sapo u zbulua si ngjarje.

Thashethemet e para e konsideronin atë një “bidadari”, një tip ëngjëlli shpirtëror, së bashku me histori të paverifikuara që shtonin se ishte gjetur teksa “mbytej dhe duke qarë”, gjë që detyroi menjëherë policinë të hetonte mbi këtë rast. Shumë indonezianë vazhdojnë të besojnë tek e mbinatyrshmja, përfshi edhe ekzistencën e “bidadarit”.

Ndërkohë, shefi i policisë lokale, Heru Pramukarno u tha reporterëve se fshatarët e kishin gjetur kukullën pas një eklipsi të rrallë diellor të muajit mars, që u vu re në mbarë Azinë Juglindore. “Ata nuk kanë internet dhe nuk e dinë saktësisht se çfarë është një kukull seksuale”, citohet të ketë thënë shefi i policisë për agjencinë e lajmeve “AFP”.

Top Channel