E gëzofsh kostumin, Britney!

04/05/2016 00:00

Është në një formë fizike të shkëlqyer dhe Britney Spears e tregon çdo ditë këtë me fotot që poston në rrjetet sociale.

Këngëtarja 34-vjeçare ndau me fansat foto me rroba banjoje, ku dallohen qartë format e saj të përkryera.

Nëna e dy fëmijëve dukej e mrekullueshme në një kostum banjoje ngjyrë bizele.

“Bleva tre kostume të reja banjoje sot. Ky është i preferuari”, shkroi Britney.

FOTO GALERI
1/3

Top Channel