Fluturimi me makinë

04/05/2016 00:00

Stuart Pateman rrëmbeu trofeun e kampionatit të sivjetshëm anglez të kërcimit mbi makina, pasi e bindi jurinë për kombinimin e padiskutueshëm të hedhjes fort në ajër me dhuntinë e lindur.

Dhjetë shoferë morën pjesë në garën e përvitshme që tërheq kureshtarë pafund.

Ekipet paramjekësore ishin gjate gjithë kohës të pranishme, pasi kjo disiplinë bart në vetvete rreziqe të mëdha për dëmtime që nisin nga indet e buta e shkojnë deri tek kockat e thyera.

Top Channel