Gjoba për më shumë pasagjere se sa vende në makinë, vlen edhe kur pasagjerët nuk janë njerëz, por kafshë.

Në rastin në fjalë dele, pasi policia kineze gjobiti një drejtues mjeti që veçse kishte ngarkuar rimorkion tej mase me kafshë, ishte detyruar që 10 dele t’i fuste në kabinë.

Mbase shoferi do t’ia kishte hedhur paq, por për fatin e tij te keq pësoi një defekt në motor dhe u detyrua të ndalej në anë të autostradës ku dhe u gjet nga policia.

Agjentët e policisë filmuan gjithçka me kamerat e vendosura në trup dhe në pamje shihet qartë se si minutë pas minute, një e nga një, delet dalin nga kabina. Drejtuesi i mjetit pranoi se për shkak të numrit të madh të deleve ishte detyruar që 10 prej tyre t’i mbante në kabinë.

Prakticiteti i tij nuk është vlerësuar aspak nga policia, e cila e gjobiti me 100 juan apo 15 dollarë, shifër e konsiderueshme në Kinë dhe gjithashtu e detyroi të paguante shërbimin për një makinë të dytë ku u vendosën delet e tepërta për t’u transportuar drejt destinacionit të tyre.

Top Channel