Si çdo vit, në Nju Jork u zhvillua eventi që mbledh bashkë më shumë yje “hollywoodianë” sesa vetë ndarja e çmimeve “Oscar” apo “Golden Globes”.

“Met ball” njihet ndryshe si galaja vjetore dedikuar ekspozimit të veshjeve dhe modës e cila sjell përfitime për Muzeun Metropolitan për Arte dhe Kostume.

E pikërisht në këtë event të organizuar në fillim të muajit maj, nuk mund të mungonin trendet e reja të propozuara nga figura të njohura të “showbizz”-it botëror. “Moda në moshën e teknologjisë”, ishte tema e këtij viti, sponsorizuar nga Apple.

Ndaj yjet nuk mund të dilnin jashtë këtyre kornizave dhe ngjyra që dominonte ishte ajo e argjendtë. Ndërsa veshjeve nuk u mungonin gurët rrëzëllitës apo aksesorët e tjerë shoqërues që i bën veshjet më të shndritshme e me shkëlqim.

Kim Kardashian ishte në një kombinim perfekt me bashkëshortin e saj, Kanye West. “Kanye ka kombinuar xhinset me një xhaketë me elemente dekorative të Balmain. Ai deri diku duket si një robot, nje robot seksi madje”, tha ajo.

Po ashtu edhe Kylie Jenner shkëlqeu me fustanin e saj, që sikurse ajo vetë tha, sakrifikoi shumë për ta veshur pasi ishte tepër i rëndë.

Madonna u shfaq me një stil gjysmë të zhveshur dhe ekstravagant, ndër të paktat të pranishme e veshur me të zeza. Beyonce po ashtu u komentua gjatë për fustanin e saj të veçantë.

Rita Ora, këngëtarja nga Kosova, guxoi me një fustan me pupla të argjendta ku nuk ngurroi të shfaqte linjat e saj.

FOTO GALERI
1/14
Taylor Swift

Top Channel