Casemiro dhe Benzema, mungesat e Realit ndaj City-t

03/05/2016 00:00

Casemiro dhe Benzema do të jenë mungesat e mëdha të Realit të Madridit në gjysmëfinalen e kthimit të Champions League ndaj Manchester City-t. Lajmin e bëri të ditur trajneri i madrilenëve, Zinedine Zidane.

Mesfushori brazilian ka një dëmtim në ijë dhe një problem në një thua të këmbës, duke munguar në stërvitjet e ditëve të fundit. Ndërsa sulmuesi francez nuk është rekuperuar në kohë nga dëmtimi në këmbën e djathtë.

“Me Benzemanë nuk do të rrezikojmë dhe e njëjta gjë vlen për Casemiron. Kemi një skuadër të madhe dhe ka lojtarë të tjerë që mund të luajnë në vend të tyre”, tha Zidane në konferencën e shtypit përpara ndeshjes.

Ja lojtarët e grumbulluar nga Zidane:

Portierë: Keylor Navas, Casilla dhe Yáñez.

Mbrojtës: Varane, Pepe, Ramos, Nacho, Marcelo, Carvajal, Arbeloa dhe Danilo.

Mesfushorë: Kroos, James, Bale, Kovacic, Modric dhe Isco.

Sulmues: Cristiano Ronaldo, Lucas Vázquez, Jesé dhe Mayoral.

Top Channel