Kosova në UEFA, ja si reaguan Cana, Xhaka, Shaqiri…

03/05/2016 00:00

E marta e 3 majit do të shkruhet në historinë e futbollit Kosovar, pasi përfaqësuesja e këtij shteti u pranua zyrtarisht në UEFA.

I pari nga futbollistët e famshëm shqiptarë të Kosovës që reagoi pas vendimit ishte Granit Xhaka, i cili aktualisht luan me kombëtaren e Zvicrës. “Urime Kosova!”, shkruan ai në rrjetet sociale.

Por, pas një arritje të tillë nuk mund të mungonte edhe kapiteni i Shqipërisë, Lorik Cana. “Urime Kosovë! Më në fund izolimi merr fund”, shkroi Cana.

“Urime Kosovë nga zemra pranimi në UEFA”, shkroi Shaqiri, një prej lojtarëve më të rëndësishëm në kombëtaren e Zvicrës.

Granit Xhaka, së bashku me Shaqirin, kanë nisur të përfliten nga mediat zvicerane për largim të mundshëm drejt Kosovës.

Megjithatë, përveç urimeve, deri tani nuk është thënë asgjë më shumë në lidhje me të ardhmen e tyre.

FOTO GALERI
1/8

Top Channel