UEFA hap dyert e FIFA-s për Kosovën

03/05/2016 00:00

Anëtarësimi në UEFA i hap dyert e FIFA-s për Kosovën, që tashmë konsiderohet vetëm një formalitet.

Kongresi i FIFA-s mblidhet më 13 maj në Meksiko dhe në tryezë do të ketë edhe kërkesën e Kosovës për anëtarësim, që vështirë se mund të refuzohet tashmë me anëtarësimin në UEFA>

“Mund të themi që anëtarësimi në UEFA na hap dyert e anëtarësimit në FIFA javën e ardhshme”, tha Vokrri për medit në përfundim të votimit në UEFA.

Anëtarësimi në FIFA do t’i mundësonte Kosovës pjesëmarrjen në eliminatoret e botërorit, por ajo që mbetet për t’u parë është nëse kjo do të bëhet që në eliminatoret e 2018 apo do të shtyhet për në botërorin tjetër.

Top Channel