Kosova në UEFA bën bashkë Ramën e Bashën

03/05/2016 00:00

Edi Rama dhe Lulzim Basha përplasen për thuajse për gjithçka në Shqipëri, por jo për anëtarësimin e Kosovës në UEFA.

Kryeministri dhe kreu i opozitës kanë uruar Kosovën dhe gjithë shqiptarët për këtë hap historik të sportit shqiptar.

“Kosova në UEFA! Urime vellazerore dhe një Big Like gjithë atyre që punuan për këtë arritje kaq të rëndësishme”, shkruan Rama.

“Lajmi i mirë dhe i gëzueshëm për çdo shqiptar: Federata e Futbollit e Kosovës anëtarësohet në UEFA! Urime Kosovë!”, shkruan Basha.

Top Channel