UEFA nuk ndryshon statut

03/05/2016 12:00

Kongresi i UEFA-s rrëzoi propozimin e Komitetit Ekzekutiv për ndryshimet statutore, sidomos të të famshmit artikulli 5.

Komiteti kishte propozuar ndryshimin e kësaj pike që parashikon se një vend mund të bëhet anëtar i UEFA-s nëse është anëtare e OKB-së, duke kërkuar ndryshimin që një federatë europiane të pranohej nëse shteti i saj njihej nga pjesa më e madhe e vendeve anëtare.

Paketa e ndryshimeve statutore u votua në bllok, përveç kësaj pike, e cila me kërkesë të Zvicrës u hodh në votim të fshehtë.

Në përfundim të votimit, nga 56 vota, 33 votuan pro ndryshimeve, 20 kundër dhe 3 abstenuan. Ndryshimet nuk kaluan 2/3 e votave që ishte kuorimi i kërkuar sipas rregullores së UEFA-s.

Top Channel