Heqja e vizave, KE: Kosova i ka plotësuar kushtet

03/05/2016 12:10

Kosova përfundimisht ka plotësuar të gjitha rekomandimet që Komisioni Evropian i kishte vendosur si kusht për të fituar liberalizimin e vizave. Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e KE, Mina Andreeva.

Më herët presidenti Hashim Thaçi u shpreh i bindur se pas plotësimit të të gjitha kritereve të kërkuara, gjatë kësaj jave Kosova do të marrë rekomandimin për heqjen e vizave nga ana e Komisionit Evropian.

Optimist u shpreh edhe ministri i Integrimi Bekim Çollaku, i cili tha se pas marrjes së rekomandimit gjatë kësaj jave, lëvizja pa viza do të nisë brenda disa muajve.

Top Channel