Chelsea-Tottenham, sherr edhe në fund të ndeshjes

03/05/2016 00:00

Disiplina e Federatës angleze të Futbollit do të ketë punë në mbledhjen e saj të ardhshme. Derbi i Londrës mes Chelsea dhe Tottenham ishte një ndeshje shumë e luftuar dhe e të tensionuar.

12 kartonë të verdhë u dhanë në këtë ndeshje, 9 prej të cilëve për lojtarët e Tottenham të cilët në tratativa të dështuara për të ruajtur epërsinë, rrezikuan shumë, por në asnjë rast gjyqtari kryesor i ndeshjes, Mark Clattenburg, nuk tregoi të kuqin.

Mirëpo, në Angli ekziston rregulli i dënimeve pas ndeshjes duke shfrytëzuar pamjet televizive. Sherri Pedro-Walker, Mikel-Dembele, Rose-Willian apo Costa-Dembele vështirë se do të kalojnë pa ndonjë pezullim.

Në fund të ndeshjes, pati një sherr masiv në hyrje të tunelit, i përfshirë Diego Costa me lojtarin në stol të Tottenham, Vorm, ku trajneri i Chelseat, Hiddink, u rrëzua.

Të gjitha përplasjet mund t’i ndiqni në këtë video.

FOTO GALERI
1/8

Top Channel