Del nga pista një avion në Aeroportin e Prishtinës

02/05/2016 00:00

Një avion pasagjerësh i kompanisë “Turkish Airlines” ka dalë nga pista gjatë orëve të mbrëmjes së të hënës në Aeroportin e Prishtinës.

Mësohet se avioni ishte nisur nga Turqia dhe kishte si destinacion Prishtinën. Shkak i aksidentit, që fatmirësisht nuk ka shkaktuar persona të plagosur, duket se është bërë moti i keq me reshje të dendura shiu.

Mediat kosovare raportojnë se lajmi është dhënë nga një pasagjere, e cila ka bërë të ditur se ata nuk po lejohen të dalin nga avioni. Si pasojë e daljes nga pista e avionit, aeroporti është bllokuar.

Lajmi është konfirmuar edhe nga zëdhënësja e aeroportit. Ndërkohë, në vendin e ngjarjes kanë mbërritur edhe forcat zjarrfikëse.

FOTO GALERI
1/3

Top Channel