Franca në Euro 2016, kënga në anglisht sjell polemika

02/05/2016 00:00

Ka nisur të gjenerojë gjithmonë e më shumë polemika himni zyrtar i tifozëve të vendit organizator Euro 2016 këtë verë.

Të jesh Francez, por të këndosh anglisht është diçka e pakonceptueshme edhe për një vend tolerant si ai transalpin dhe i pari që reagoi zyrtarisht ishte Sekretari i Shtetit për Frankofoninë.

Ministri francez, Andre Valini tha se për shumë njerëz është e pakuptueshme zgjedhja e Federatës për himnin që presupozohet të jetë qendra e festës së organizatorëve. Sipas zyrtarit të lartë, kënga e grupit “Skip the Use” është shqetësuese.

“Euro 2016 do të jetë një festival i madh sportiv që organizohet në Francë dhe për këtë arsye projekton imazhin tonë jashtë vendit, dhe gjithashtu gjuhën. Është e pakuptueshme që himni i Francës të jetë anglisht”, tha sekretari i Shtetit për Frankofoninë, Andre Valini.
Turnetë e futbollit kanë qenë një çështje e nxehtë për francezët që nuk kanë pëlqyer sjelljet provokuese të disa lojtarëve, apo refuzimin për të kënduar himnin para ndeshjeve.

Një lojtar influencues, por kontrovers si Benzema do të mungojë në aktivitet pasi shantazhoi shokun e ekipit, Valbuena. Euro 2016 nis në 10 qershor dhe përfundon me finalen e 10 korrikut.

Top Channel