Loredana Gjeci është një ndër aktoret që nëpërmjet realitetit shqiptar, i qëllon te përthyejë edhe në teatër.

Së fundmi protagoniste në shfaqen “Made in  Albania”, ajo gjen veten në interpretimin e rolit të saj prej ish-muzikanteje, që rrethanat e detyrojnë të punojë në fasoneri.

Përjetimi real i jep asaj një tjetër ndjesi.

“Jam detyruar të bëj punë të tjera dhe ka një lloj abuzimi të fortë të qënies njerëzore në Shqipëri. Ndonjëherë njerëzit detyrohen të bëjnë punë jashtë profesionit të tyre, por kjo nuk i bën ata më pak të ndjeshëm, të kultivuar, më pak të respektuar”, shprehet aktorja Loredana Gjeci.

Në interpretimin e saj ajo rrëfen kufirin pothuajse të padukshëm të jetës dhe vdekjes, të një prej familjarëve të saj, gjë të cilën e ndesh edhe në përditshmen rrethuese.

“Detyrohët për shkak se babai i vet është i sëmurë. Flasim për një baba, i cili në një moment të sëmundjes së tij pyet nëse është i gjallë apo ka vdekur. Shumica e njerëzve duket se kanë humbur energjinë për të jetuar. Unë jam një individ që kam shpresë dhe mendoj se ky realitet mund të ndërtohet më së miri. Ne jemi një popull plotë me energji”, thotë Gjeci.

Pas rikthimit nga Italia, ajo u vu edhe njëherë në kërkim të realitetit të teatrit shqiptar, nga ku mori përvojën e një prej momenteve më emocionuese të shfaqjes.

Top Channel