Pas shtatë vitesh rikthehet për publikun komedia “Të gjithë me huqe” me regji nga Gezim Kame. Pjesa vjen si një homazh për të ndjerin Roland Trebicka, petkun e të cilit do ta veshë Genci Fuga.

“Kanë qenë rrobat e Rolandit të shkretë, mikut tim dhe ikonës së humorit shqiptar në këtë komedi. Është një detyrim për të mos harruar jo vetëm atë si figurë, por edhe ikonat e teatrit për të gjithë historikun e tij, duke e parë kujtesën teatrale si kujtesë të kulturës kombëtare”, thotë aktori Fuga.

Në role të tjera në “Të gjithë me huqe” interpretojnë Rajmonda Bulku, Viktor Zhusti, Lulzim Zeqja, Elia Zaharia etj.

Komedia, që për partnere mediatike ka Top Channel e Digitalb do të shfaqet premierë mbrëmjen e 6 majit në Tetarin Kame, për të vijuar përgjatë gjithë verës.

Top Channel