“Pleshti” Messi kundër portierit gjigand

02/05/2016 14:15

Lionel Messi u bë protagonist i një programi japonez që e vuri atë në një sfidë vërtet argëtuese. Sulmuesi argjentinas duhet të shënonte gol përballë një portieri gjigand që e mbulonte pothuajse krejtësisht portën.

Messi e pranoi pa hezitim sfidën që u zhvillua në fushat stërvitore të Barcelonës dhe e fitoi këtë sfidë duke i argëtuar të gjithë japonezët që po e shihnin atë nëpërmjet ekraneve të televizorëve.

Top Channel